AktualitetTë fundit

“Priste kokainën në Durrës”; I arrestuari del para Gjykatës për masën e sigurisë

Shtetasi Altin Myslihaka ka dalë sot përpara trupit gjykues për të marrë masën e sigurisë. Masa po shqyrtohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Myslihaka u arrestua pasi ka përdorur një kartë për të hyrë në portin e Durrësit, ku dyshohet se ishte në pritje të një sasie kokaine që vinte nga porti i Pireut në Greqi.

Ai shoqërohej nga një tjetër person, i cili ende nuk është ndaluar nga policia.

 

Fraksion.com