AktualitetPolitikëTë fundit

Oketa thirrje ish-funksionarëve të PD-së: Të bashkohemi që të bëjmë të mundur rotacionin politik

Ish-zv/kryeministri Gazment Oketa i bën thirrje të gjithë ish-funksionarëve të lartë të Partisë Demokratike të bashkohen në mënyrë që të bëjnë të mundur rotacionin politik. Në një intervistë për ABC News, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është i bindur që një bashkim i kontributeve të opozitës, intelektualëve dhe qytetarëve do të bëjnë të mundur që demokratët të vijnë sërish në pushtet.

Gazment Oketa vendosi të thyejë vendimin e tij dhe u kthye një vit më parë në shtëpinë e tij të parë politike. Ish-zv/kryeministri, aktualisht anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike i bën thirrje të gjithë ish-funksionarëve të lartë demokratë të rikthehen për ta bërë sërish fituese forcën e tyre politike.

Partinë Demokratike e këshillon të aktivizojë funksionarët e saj të lartë për të negociuar me ish-funksionarët e saj, duke e parë si jofunksionale ftesat mediatike. Ftesën e ka edhe për ish-kryetarin e forcës së tij politike, Bamir Topi aktualisht kryetarin e Frymës së Re Demokratike.

Zgjidhjen e krizës politike e sheh vetëm te dialogu, ndërkohë që ka bindjen se e bashkuar opozita është fituese përballë një qeverie të tillë. Opozita e bashkuar është në fazën finale të përgatitjes së një platforme për daljen nga kriza ku demokratët do të japin alternativën e tyre qeverisëse përballë shqiptarëve./ABC News

 

Fraksion.com