Në kërkim për kokainën në Durrës, kush është djali i avokatit të njohur
Identifikohet personi i tretë i përfshirë në çështjen e trafikut ndërkombëtar të drogës, që çoi në sekuestrimin e 137 kg kokainë.
Bëhet fjalë për shtetasin Gentian Malindi, 42 vjeç, i cili akuzohet se është një nga pritësit e drogës. Malindi, djali i një avokati të njohur, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi është person me precedent penal, ndërsa është arrestuar më 8 qershor të 2013, ku u kap me 500 kg kanabis në kuadër të operacionit ‘Sfida’.
Ndërkohë, gjatë dëshmisë së tij para oficerëve të çështjen, personi i dytë i arrestuar, Ardian Bega, oficer sigurie në portin e Durrësit pohoi se ishte kontaktuar nga Gentian Malindi që të merrte diçka në kontejnerët me banane, brenda të cilave kishte 137 kg kokainë. Po sipas Begës, pasi Malindi kishte pikasur se ishte në vëzhgim nga policia, e kishte hedhur drogën nga makina në zonën e Shkëmbit të Kavajës./BW
Fraksion.com