AktualitetTë fundit

Lëvizje në polici; Ardi Veliu ndryshon disa drejtorë: Ja kush ikën dhe kush vjen

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka firmosur sot disa ndryshime në radhët e policisë.

Janë larguar nga detyra drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola, dhe drejtori i Policisë së Lezhës, Ferdinand Mara.

Kreu i ri i Policisë Rrugore është emëruar Edmond Targaj, i cili më parë ka qenë drejtor i Policisë së Dibrës, ndërsa aktualisht ishte shef sektori te FLO.

Ndërkohë, në vend të Marës është emëruar Erigert Mitri, i cili ishte shefi i Komisariatit të Fierit.

 

Fraksion.com