AktualitetOp-EdTë fundit

“Ibrahim, kij mendjen!”; Ngjela: Kthesa politike në Shqipëri domosdoshmëri

Nga Spartak Ngjela

 

Kthesa politike në Shqipëri ka qenë domosdoshmëri.

Çfarë është kthesa politike?
Kthesat politike të një shoqërie janë ose ndërrimi i sistemit politik, ose ndryshimi i rregullave të cilat formojnë kontrollin ligjor mbi abuzimin me pushtetin.
Në Shqipëri po ndodh kjo e dyta: ndryshimi i rregullave të kontrollit individual për abuzimin me pushtetin.

Në çastet e kthesave të mëdha në aspektin politik, për vendosjen e drejtësisë kundrejt abuzimit me pushtetin, të gjithë të korruptuarit kanë frikë, dhe askush nuk mendon më për t’i shërbyer vendit.
Shpesh, kur këta humbasin shpresat, duan të destabilizojnë shoqërinë me përkrahësit e tyre. Pikërisht këtë kanë bërë gjashtë muajt e parë të këtij viti në Shqipëri Berisha me taborin e tij. Tension për kryengritje.Të gjithë të korruptuarit aty e kishin shpresën: të shkatërronin Shqipërinë që të vijonin mbretërimin e tyre primitiv në Shqipërinë që kanë vjedhur…

Por iu tregoi vendin kërcënimi amerikan; “do t’iu shpallim lëvizje e dhunshme në një vend të Natos”, iu thanë me zë të lartë. Menjëherë, Basha e Berisha u kthyen në strofullat e tyre të shfryrë e të trembur. Kaq mjaftoi.
Po Rama?
Asgjë. Ai është duke pritur fatin e tij të kontrollit hetimor. Kurse Basha vjen vërdallë kot. Nuk di çfarë bën.

Por, të dyja palet e politikës shqiptare, janë ndërkohë edhe nën kërcënimin gjerman nga kancelarja Angela Merkel. Kjo grua e madhe, para disa ditësh, i hapi negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian me shtatë kushte tmerruese për korrupsionin e lartë shtetëror.
E dini pse? Sepse kushtet BE i kontrollon vetë. Dhe, prandaj, kjo i ka stepur të gjithë.
Janë trembur të gjithë. Kurse, Gent Ibrahimi, kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duhet të Ketë mendjen: me Uashingtonin dhe me Berlinin nuk luan dot. Ibrahim, kij mendjen!

 

Fraksion.com