Gjonaj: Bundestagu besoi në forcimin e shtetit të së drejtës dhe rezultatet e Reformës në Drejtësi
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka falënderuar sot deputetët e Bundestagut gjerman të cilët mbështetën Shqipërinë për t’i hapur rrugën drejt familjes së madhe europiane.
Ajo thekson se votimi pro hapjes së negociatave nga deputetët gjermanë tregon besim në forcimin e shtetit të së drejtës dhe rezultatet e arritura në zbatimin e Reformës në Drejtësi
“Falënderime për të gjithë deputetët gjermanë që besuan në forcimin e shtetit të së drejtës dhe rezultatet e arritura në zbatimin e Reformës në Drejtësi”, është shprehur Gjonaj.
Sidomos, ka shtuar ajo, “për deputetët gjermanë, miq të Shqipërisë, që na mbështetën për t’i hapur rrugë Shqipërisë drejt familjes europiane.
Bundestagu votoi për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke miratuar me 395 vota pro dokumentin që i hap rrugën votës pro të Gjermanisë në Këshillin Europian në 18 tetor.
Fraksion.com