AktualitetPolitikëTë fundit

Gjermania lobon për Shqipërinë, Maas apel Holandës dhe Francës për hapjen e negociatave

Berlini zyrtar, pasi vendosi kushte për të filluar negociatat me Shqipërinë, i bën apel vendeve skeptike, Francës dhe Holandës t’i bashkohen vendimit të Gjermanisë dhe të mos bëhen pengesë për dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

Franca dhe Holanda nuk i kanë bërë ende publike qëndrimet e tyre, por e para ka një politikë kundër zgjerimit deri sa të vendosen rregulla të reja, ndërsa e dyta ka një pezolutë të parlamentit që i ka thënë jo Shqipërisë. Gjermania po lobon me këto vende më radikale se ajo, me shpresën se kushtet e vëna mund të shërbejë si një garanci per t’i bindur ato.

Ministri i punëve të Jashtme të Gjermanise, social demokrati Heiko Maas, nëpërmjet një deklarate zyrtare ka kërkuar bashkimin e dy vendeve skeptike me qëndrimin e Berlinit.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë:

Kam besim se qasja e kushtëzuar e propozuar nga Bundestag-u gjerman mund të bindë edhe të tjerët në BE të vendosin të fillojnë negociatat e pranimit.

Miratimi i Bundestagut gjerman për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një sinjal i rëndësishëm.

Vendimi nënvizon rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për BE-në .

Në të njëjtën kohë, është e qartë se reformat do të shpërblehen.

Të dy vendet duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre të reformës në mënyrë që të ecin përpara në rrugën drejt BE-së .

 

Fraksion.com