AktualitetTë fundit

“Dorëhiqem nëse Venecia thotë se shkela Kushtetutën”; A do ta mbajë Ilir Meta fjalën dhe të japë dorëheqjen?

Pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias që nënvizon faktin se presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, të gjithë kanë një pyetje, a do ta mbajë ilir Meta fjalën, a do të japë dorëheqjen?

Më 13 shtator në orën 22:00, Ilir Meta i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Meta deklaroi se është i gatshëm të largohet nëse Komisioni i Venecias gjen fakte se ka shkelur Kushtetutën.


‘Nëse Komisioni i Venecias thotë se Presidenti ka shkelur kushtetutën a do ta jepni dorëheqjen?

Patjetër. Nëse Venecia thotë që Presidenti Ilir Meta ka shkelur kushtetutën unë do të largohem.

Unë kam dhënë dorëheqje edhe si kryeministër.

Të thotë Venecia që e kam shkelur Kushtetutën dhe unë të rri President, kjo nuk ndodh.

Sa herë qeveria e ka shkelur kushtetutën, sa herë qeveria ka rrëzuar ligje.

Ku e kam shkelur unë kushtetutën, këtë më thuaj?

Ka zhdekretuar thotë Vasilika dhe Ulsiu. Kanë marrë porosi për të thënë zhdekretuar, sepse nuk ka zhdekretim.

Unë kam dekretuar për të rrëzuar dekretin tim. Ky nuk është dekret që kontrollohet nga parlamenti’, tha gjatë intervistës Presidenti Ilir Meta. /l.m

Fraksion.com