AktualitetKosovaTë fundit

Avokati i Popullit padit Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

Avokati i Popullit e ka paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Përmes një komunikate për media, Avokati i Popullit bëri të ditur se i ka parashtruar Gjykatës Themelore në Prishtinë padi me “kërkesë për masë të përkohshme përkitazi me shkeljen nga ana e KQZ- së, të së drejtës për trajtim të barabartë të grave në procesin zgjedhor.

Avokati i Popullit e ka arsyetuar veprimin me faktin se KQZ-ja, sipas mandatit që ka, i ka certifikuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë të propozuara nga subjektet politike, por nuk i ka pasur parasysh garancitë kushtetuese e ligjore sa i përket barazisë gjinore. Në mënyrë specifike, këtu pwrmendet, trajtimin e barabartë i grave në të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes.

“Për më tepër, Avokati i Popullit ia ka bashkangjitur padisë në fjalë kërkesën për masë të përkohshme në procesin zgjedhor, dhe i kërkon Gjykatës miratimin e kësaj mase, me ç’ rast KQZ-ja, si palë e paditur, do të duhej t’i rishikonte listat e partive politike, në mënyrë që ato të jenë në pajtim me dispozitat ligjore”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

 

Fraksion.com