AktualitetPolitikëTë fundit

‘Tahiri’; Përfaqësuesi i CDU/CSU në parlamentin gjerman: Nuk na hidhni dot hi syve me atë dënim

Përfaqësues i CDU/CSU, Peter Beyer në fjalën e mbajtur para Bundestagut për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, u ndal edhe tek  dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Retorika e përfaqësuesit të CDU/CSU ishte e ashpër, ndërsa theksoi se Shqipëria me këtë dënim nuk mund t’i hedhë hi syve Gjermanisë.

“Nuk mund të na hidhni dot hi syve me atë dënim”-tha ai. Deputetë e ndryshëm në fjalën e tyre u ndalën tek rëndësia e zgjerimit të Bashkimit Europian si dhe për kushtet që duhet të përmbushin Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për t’u bërë pjesë e BE.

Deputeti tjetër i CDU/CSU, Florian Hahn theksoi se Shqipëria ka bërë përparim në sistemin e gjyqësorit, por tha se i duhet ende punë në luftën kundër korrupsionit.

“Po të votojmë për Shqipërinë i japim një shans historik. Kemi vendosur kritere shumë të forta për Shqipërinë, të ndara në dy faza. Hapja e negociatave nuk do të thotë anëtarësim”- tha Florian Hahn.

 

Fraksion.com