AktualitetTë fundit

Shpërndante kokainë; 41 vjeçari bie në prangat e policisë

Një 41 vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet se shpërndante kokainë. Policia e Tiranës ka marrë informacion në rrugë operative se një shtetas u shiste personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, në qytetin e Tiranës, lëndë narkotike droga të forta, kryesisht kokainë, të cilën e siguronte jashtë qytetit të Tiranës.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, Specialistët e Seksionit për Hetimin e  Narkotikëve kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “HOSTAGE”, si rezualtat i të cilit u kap në flagrancë shtetasi  E. J., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë, gjatë operacionit, me doza lënde narkotike kokainë, e gatshme për t’u hedhur në treg në rrugën e Durrësit. Pas kontrollit të ushtruar më pas në banesën e të dyshuarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese më kokainë (306.6 gramë).

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 1 500 euro dhe 46 000 lekë të reja, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, si edhe 14 telefona smartfon, që poseduesi i lëndës narkotike ia mbante si peng për lëndën narkotike personave të ndryshëm, në shkëmbim të kokainës.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike.”

 

Fraksion.com