AktualitetTë fundit

Moti sot, e enjte 26 shtator 2019

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot moti parashikohet  të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura.

Reshje shiu do të ketë gjatë natës në pjesën veriore dhe bregdetare të vendit. Reshjet do të jenë me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave dhe pjesërisht stuhi. Në pjesën tjetër të vendit reshje shiu me intensitet të ulët.

Mjegull/mjegullinë lokale. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje- Jugperëndim me shpejtësi deri në 12 m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare, shoqëruar me një valëzim të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 19 / 26 °C në vendet e ulëta: 17 / 28 °C në vendet malore: 10 / 22 °C.

 

Fraksion.com