AktualitetTë fundit

Mbytet në Karaburun, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit

Êshtë gjetur trupi i pajetë i peshkatarit Mehmet Aliraj, rreth moshës 60-vjeçare, i cili doli në orën 9 të paradites së djeshme në vendin e quajtur Raguza e Parë në gadishullin e Karaburunit për të gjuajtur peshk me pushkë sportive dhe nuk doli më nga uji.

Ishin Polumbarët e Forcës Detare ata që bënë të mundur gjetjen e viktimës.

I ndjeri, i veshur me kostumin e zhytjes u gjet në thellësinë 5 metra nga polumbarët.

Roja Bregdetare e Forcës Detare, e mbështetur edhe nga Policia Kufitare për disa orë u angazhuan në operacionin e kërkimit nga deti dhe toka në Gjirin e Dukatit.

Pshkatari 60-vjeçar u zhduk mbrëmjen e kaluar pranë vendit të quajtur “Raguna 1” në Karaburun ku kishte hyrë në det për të gjuajtur peshk me pushkë sportive.

Mbrëmjen e kaluar kërkimet u ndërprenë për shkak të motit të paqëndrueshëm dhe rifilluan mëngjesin e sotëm nga Stacioni i Policisë së Orikumit, Policia Kufitare dhe Polumbaret.

“Roja Bregdetare e Forcës Detare, e mbështetur edhe nga Policia Kufitare për disa orë u angazhuan në operacionin e kërkimit nga deti dhe toka në Gjirin e Dukatit për peshkatarin e zhdukur dje.
Shtetasi M.A., 60 vjeç, i veshur me kostumin e zhytjes u gjet në thellësinë 5 metra nga polumbarët e Forcës Detare”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Fraksion.com