Manipulimi i zgjedhjeve, Rudina Hajdari: SPAK dhe BKH do ndërmarrin hapa ndaj politikanëve
Deputetja Rudina Hajdari beson se do të jenë SPAK dhe BKH, dy institucione të reja që pritet të ngrihen në kuadër të reformës në drejtësi, që do të ndërmarrin hapa ndaj atyre politikanëve që kanë manipuluar në të kaluarën zgjedhjet në Shqipëri.
“Në të vërtetë, Komiteti Ad Hoc për Reformën Zgjedhore, theksoi se për të pasur një reformë gjithëpërfshirëse të zgjedhjeve, ata që kanë bërë zgjedhje në të kaluarën duhet të mbajnë përgjegjësi. Sidoqoftë, këto hapa do të ndërmarrin SPAK & BKH, pasi politikanët nuk mund të bëjnë gjyqe për njëri-tjetrin”, thekson kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat.
Ditën e djeshme u organizua tryeza për Reformën Zgjedhore, e thirrur nga OSBE, për e cila u braktis në disa momente nga përfaqësuesit e opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare./tch
Fraksion.com