Kërkohej nga Italia, arrestohet në Fier 44-vjeçari
Ka rënë në pranga nga policia e Fierit, 44-vjeçari M(Dh).R., i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestimi i përkohshëm i shtetasit shqiptar, banues në Fier ka për qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Gjykata e Milanos, Itali, ka lëshuar një urdhër-arrest ndaj tij për veprën penale “Organizata kriminale për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
Fraksion.com