AktualitetBota+Të fundit

“Duhet të mbroja gruan time”; I riu përleshet i vetëm me hajdutët në shtëpi

Ky është momenti kur një djalë i guximshëm lufton me tre persona të armatosur gjatë një grabitjeje në banesë. Në pamjet që janë marrë nga kamerat e sigurisë në shtëpinë e tij, Asif Ali konfrontohet me hajdutët e armatosur e të maskuar dhe i godet me grushte.

35-vjeçari ka arritur ta menaxhojë i vetëm situatën duke i larguar ata nga shtëpia.

Por duket se njëri prej tyre është rikthyer për ta sulmuar biznesmenin me një kaçavidë. Asif Ali i ka dëbuar duke i kërcënuar me thikën e marrë nga kuzhina e tij.

Ali, i cili është agjent i pasurive të patundshme dhe menaxher i një dyqani rrobash ka treguar se gjëja e parë që kishte menduar është të mbrojë gruan e tij Charlote e cila ndodhej në dhomën e gjumit duke fjetur.

Ai ka treguar se ishte instikti ai që e ka shpëtuar teksa ndodhej përballë hajdutëve me maskë.

“Teksa po bëja një telefonatë pune dëgjova qentë që lehën. Më pas u nisa të shikoja çfarë po ndodhte dhe u ndesha me një dhunues që kishte hyrë në shtëpinë time me maskë. Ai u hodh drejt meje dhe nisi të më sulmonte dhe kështu nisi përleshja. Nuk e kuptoja se çfarë po bëja, thjesht godita mesa kisha fuqi dhe u përpoqa ta nxirrja nga shtëpia ime.

Pastaj hyri agresori i dytë dhe unë mendova se po shkonte tek gruaja ime dhe nuk mund të lejoja askënd t’i bënte keq asaj. Arrita t’i nxirrja jashtë por njëri nga ata e shtyu me forcë derën dhe dukej sikur kishte një thikë në dorë megjithëse policia tha se bëhej fjalë për një kaçavidë. Ai mu drejtua do të të vras. Më pas duke ecur mbrapsh arrit atë futesha në kuzhinë dhe të rrëmbeja thikën për tu vetëmbrojtur”, ka rrëfyer ai.

Gjithashtu ai ka vënë një shpërblim prej 5000 paundësh për të gjithë ata që do të mund të gjejnë agresorët që u futën në shtëpinë e tij me dhunë.

 

Fraksion.com