AktualitetPolitikëTë fundit

Bushati nga Berlini: 4 ditë takime intensive para votimit historik në Bundestag

Deputeti socialist Ervin Bushati i cili ndodhet në Berlin së bashku me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha sot se këtyre ditëve kanë pasur takime intensive për të lobuar që vendi ynë, të vijojë pandërprerë rrugën e integrimit.

“Këto 4 ditë takimesh intensive dhe aktive para votimit historik në Bundestag, janë jo vetëm përmbushje e detyrimit tonë si socialistë që duam progresin por edhe si përfaqësues të Shqipërisë, mbi çdo ngjyrë partiake”, theksoi Bushati.

Sipas tij, ky është një proces historik ku do të dëshironim shumë që të kishim në krah edhe opozitën. “Por rrugën tonë nuk do ta ndalë asgjë dhe askush sepse ne i detyrohemi shqiptarëve hapjen e negociatave me çdo kusht”, theksoi ai.

Bushati tha se Bundestagu do të votojë PRO hapjes së negociatave. “Ndjehemi shqiptarë krenarë me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla këtu në Berlin”, theksoi Bushati.

Ai falënderoi deputetët gjermanë që kanë takuar gjatë kësaj periudhe aktive dhe produktive./ atsh

Fraksion.com