“Përshëndesim Bashën”; Ambasada e SHBA-së: Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë
SHBA ka përshëndetur vendimin e opozitës për të marrë pjesë në tryezën e organizuar nga OSBE për reformën zgjedhore. Kjo është hera e parë që SHBA del me një deklaratë mbështetëse për PD që prej kohës që opozita doli nga parlamenti.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e partive opozitare për të dërguar përfaqësues në konferencën për reformën zgjedhore bashkërenduar nga parlamenti dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Ne përshëndesim Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha që thirri një takim të opozitës dje. Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara mbështesin miratimin e reformave të nxitura nga ekspertët zgjedhorë të OSBE/ODIHR në mënyrë që Shqipëria të mund të zhvillojë zgjedhje që janë të lira nga shtrëngimi, trysnia politike, dhe blerja e votes. Populli shqiptar nuk meriton asgjë më pak se sa kjo”, thuhet në reagim.
Fraksion.com