Nisin grevat kundër ligjeve të reja në Greqi
Tragetet qëndrojnë në porte, dyqanet të mbyllura, shërbimi urban i paralizuar – Në Greqi ka nisur greva e parë e përgjithshme pas fitores në zgjedhje të Kyriakos Mitsotakis. Greva zhvillohet kundër ligjeve të reja.
Sektori i qarkullimit më i prekuri
Indinjatë ka shkaktuar edhe një ligj i ri, që kufizon të drejtën e grevës. Një grevë do të jetë legale, vetëm nëse atë e miratojnë më shumë se 50 përqind e anëtarëve të sindikatës. Deri tani mjaftonte një vendim i kryesisë së sindikatës.
Nga greva e përgjithshme është prekur më shumë sektori i qarkullimit: të gjitha tragetet kanë qëndruar në porte, pasi punonjësit e tyre janë në grevë. Shërbimi i metrove dhe autobusëve në Athinë u paralizua për disa orë. Po ashtu janë në grevë edhe shkollat shtetërore dhe autoritetet e vendit, njofton televizioni shtetëror (ERT). Mesditën e së martës (24.09) grevistët donin të demonstronin në Athinë dhe në qytete të tjera të vendit.
Mitsotakis fitoi zgjedhjet parlamentare me partinë e tij Nea Dimokratia më 7 korrik duke zëvendësuar qeverinë e majtë të Syriza-s me kryeministër Aleksis Cipras.
Fraksion.com