Kryeministri Rama takon presidentin e SHBA-së, Trump
Kryeministri Edi Rama u takua sot me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Takimi u zhvillua gjatë punimeve të sesionit të 74 të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Kryeministri Rama publikoi sot një fotografi, ku shfaqet me bashkëshorten e tij, Linda Rama dhe Presidentin Donald Trump dhe zonjën e parë të SHBA-së, Melania Trump.
Kryeministri Rama ndodhet në SHBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Gjatë punimeve të asamblesë Rama u takua me liderë të tjerë, mes tyre Presidentin e Turqisë, Recep Erdogan dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis./ata
Fraksion.com