AktualitetPolitikëTë fundit

Koçi për ATSH: Basha dështoi të bllokonte aprovimin gjerman për hapjen e negociatave

“Basha dështoi me sukses të bllokonte aprovimin gjerman në favor të hapjes së negociatave”, deklaroi sot në një prononcim për ATSH-në, zv/ministri i Mbrojtjes Petro Koçi.

Duke komentuar vendimin e djeshëm të deputetëve të grupeve parlamentare të CDU/CSU, të SPD, pro hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Koçi tha se “kushtet e cituara nga vendimi i Bundestagut janë udhërrëfim i kuptueshëm dhe logjik”.

Sipas tij, “duket qartazi se Europa po e ndryshon marshin e integrimit drejt rritjes se shpejtësisë dhe shtimit të energjisë”.

“Përshpejtimi gjerman vjen në përputhje të plotë me interesin e Shqipërisë, rajonit, dhe vetë BE-së, por edhe të diplomacisë amerikane”, tha ai.

Shqipëria ka ecur në rrugën e duhur, tha Koçi, ndërsa u shpreh se “pengesë ka qenë ambicia politike e opozitës që kërkon pushtet me çdo kusht, qoftë kjo edhe në kurriz të integrimit europian”./ata

 

Fraksion.com