AktualitetPolitikëTë fundit

Vendimi i Opozitës së Bashkuar; Do të përfaqësohet në tryezën për Reformën Zgjedhore

Partia Demokratike vendos të thyejë ‘bojkotin’ dhe të marrë pjesë në tryezën e organizuar nga OSBE për reformën zgjedhore. Teksa lideri demokrat Lulzim Basha kishte refuzuar më herët ftesën për në tryezën gjithëpërfshirëse, në një takim këtë të martë me aleatët e opozitës së bashkuar, përfshirë kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, dolën me vendimin për të marrë pjesë në tryezën për zgjedhoren, por vetëm në nivel teknik.

Gazetari i Report Tv, Elis Memelli thotë se opozita do të përfaqësohet në këtë tryezë në nivel ekespertësh. Ky vendim vjen pas ultimatumit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që përmes të dërguarit të posacëm të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer i kërkuan opozitës shqiptare, jo parlamentare që të ulet në dialog me qeverinë për të miratuar reformën e re zgjedhore. Zyrtari i lartë amerikan u shpreh menjëherë pas refuzimit të ftesës së OSBE që i bëri Basha, se SHBA nuk zgjedh fitues dhe humbës në lojën politike, prandaj kërkon dialog që zgjedhjet e reja të zhvillohen mbi bazën e reformës së re zgjedhore.

Ndërkohë menëherë pas këtij vendimi që opozita e bashkuar morinë një mbledhjë me dyer të mbyllura në selinë blu, në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha mbërriti ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt.

 

Fraksion.com