Tërmeti në Pakistan shkakton viktima dhe të plagosur
Një tërmet me fuqi 5.8 shkallë të Rihterit ka goditur kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad dhe disa qytete të tjera.
Raportohet se së paku katër persona kanë humbur jetën dhe rreth 76 të tjerë janë plagosur.
Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit malor Jehlum në provincën Punxhab, tha Departamenti Meteorologjik i Pakistanit bazuar në vlerësimin e tij paraprak.
Dridhjet në Islamabad ishin të fuqishme duke bërë që shumë njerëz të qëndrojnë në rrugë, raportuan dëshmitarët.
Fraksion.com