Horoskopi për ditën e mërkurë 25 shtator 2019
Ky është horoskopi për ditën e mërkurë 25 shtator 2019. Parashikimi për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës mund të hasni në debate si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Tensionet e lindura në një sferë mund të përcillen në tjetrën, ndaj mundohuni që të ruani qetësinë.
Demi
Kjo e mërkurë do të jetë disi nën ritmin e duhur, ku do të keni nevojë për të gjetur qetësinë e nevojshme. Nëse ndiheni disi të lodhur, bëni durim pasi rikuperimi nuk do të vonojë që të vijë. Keni nevojë që ti kushtoni më shumë kohë dashurisë. Mundohuni që të mos shqetësoheni, pasi periudha në vijim do të jetë e mbushur me kënaqësi të shumta.
Binjakët
Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive, në sajë të ndikimit të Venusit dhe Diellit. Më në fund yjet do të jenë në anën tuaj dhe do ju rikthejnë në lojë, duke iu pasuruar me dëshirën për të qeshur. Fundjava që vjen do të jetë mjaft e favorshme për dashurinë.
Gaforrja
Gjatë kësaj të mërkure mund të hasni në probleme të sferës sentimentale, të cilat do të shkaktohen për shkak të disa keqkuptimeve. Sa i takon punës, tregohuni të durueshëm, pasi fundi i vitit do të sjellë ndryshime mjaft të favorshme.
Luani
Dashuria është mjaft e favorizuar gjatë kësaj dite, por mos u fiksoni pas vogëlsirave, pasi mund t’iu dëmtojnë. Yjet do të jenë në anën tuaj dhe mund të bëni ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj.
Virgjëresha
Ju pret një e mërkurë pozitive, si për sa i takon dashurisë edhe ndjenjave. Mjaft të favorshme janë vendimet të cilat kanë të bëjnë me të ardhmen në çift. Po ashtu yjet mbështesin takimet. Edhe sa i takon punës, kjo e mërkurë është ideale për të sistemuar disa gjëra.
Peshorja
Sfera profesionale do të ecë më së miri, pas pakënaqësive të muajve të fundit. Tashmë mundësitë nuk do të mungojnë. Sa i takon raporteve ndërpersonale, nuk do të jetë e lehtë që të gjeni një marrëveshje.
Akrepi
Duhet të mundoheni të bëni paqe me dikë me të cilin keni pasur diskutime. Ky është moment mjaft i favorshëm. Shpesh e ekzagjeroni në reagimet tuaja, por më tej pendoheni dhe doni që të jetë tjetri që t’iu kërkojë ndjesë. Këshillohet që të bëni një hap pas.
Shigjetari
Kjo është një ditë gjatë së cilës yjet ju këshillojnë që të lëvizni dhe të shfrytëzoni sa më mirë ndikimin e favorshëm të yjeve, sidomos në sferën profesionale. Sa i takon dashurisë, mos mendoni më për të kaluarën, pasi rikuperimi nuk do të vonojë të vijë.
Bricjapi
Kjo ditë do të sjellë përmirësim të ndjeshëm për të lindurit e kësaj shenje. Qielli do të jetë në anën tuaj, ndaj përfitoni për të vënë në jetë disa projekte të rëndësishme që kanë të bëjnë me punën.
Ujori
Ju pret një e mërkurë e mbushur me nervozizëm, ndaj mundohuni që të shmangni debatet, kryesisht në dashuri. Do të jeni tejet të lodhur, ndaj përpiquni që të rikuperoni formën fizike, duke pushuar më shumë.
Peshqit
Kjo ditë do të jetë nën ritmin e duhur, ashtu si dhe dy ditët në vijim. Me gjasë do të përballeni me probleme në sferën profesionale dhe familjare, duke bërë që të ngarkoheni me stres. Do të ndjeni dëshirën, për të qenë të përkëdhelur dhe dashuruar.