Të gjitha strukturat vendore në terren për vlerësimin e situatës pas tërmetit
Të gjitha strukturat e pushtetit vendor janë shpërndarë në njësitë administrative të prekura nga dëmet e shkaktuara nga tërmetet, për të vlerësuar situatën, si dhe ofruar ndihmën e nevojshme për njerëzit.
Deputetja e PS, Milva Ekonomi është ndalur në Durrës për t’u takuar me banorët e prekur nga tërmeti.
“Në Katund të Ri Durrës, së bashku me prefektin e Korçës DhoriSpirollari dhe kryetarin e Bashkisë Dropull Dhimitraq Toli, vizituam nga afër disa familje,banesat e të cilave janë dëmtuar nga tërmeti si atë të Marash Nikës, Zef Hasanit, Ramiz Brahos, Festim Gjonës, Mazllëm Vlashit, Sami Matraxhit. Të gjitha strukturat e Bashkisë Durrës, shoqëruar nga deputetë të Kuvendit dhe kryetarë të bashkive të qyteteve të tjera të vendit, janë shpërndarë në njësitë administrative, duke takuar qytetarët, vlerësuar situatën dhe ofruar ndihmën e nevojshme”, shprehet Ekonomi.
Fraksion.com