AktualitetPolitikëTë fundit

“I qeshur dhe me qenush”; Meta jep mesazh pas tërmeteve

I buzëqeshur në fytyrë dhe me një qenush në  prehër, teksa e mban me dashuri, Presidenti Meta ka zgjedhur të publikojë një foto me qenin këtë fillim jave për të kërkuar nga qytetarët që t’i rikthehen jetës së përditshme dhe qetësisë, pas panikut që shkaktuan ditët e fundit lëkundjet e tokës

“Mirëmëngjes të dashur miq, Me rëndësi është t’i kthehemi jetës së përditshme dhe qetësisë në familjet tona! Ju uroj një javë të mbarë!”, shkruan Meta.

Kujtojmë se presidenti Meta ishte pari që rreth 1 muaj më parë shpërndau lajmin se “Shqipëria do të goditet nga një tërmet apokaliptik”.

Por  tërmeti i së shtunës megjithëse ishte i fortë, nuk ishte apokaliptik dhe nuk shënoi asnjë viktimë.

Komentuesit e shumtë i kujtojnë presidentit se kanë kaluar natën jashtë nga paniku i tërmeteve, ndërsa shum të tjerë vijojnë bëjnë humor dhe e pyesin se çfarë parashikimesh të tjera ka.

por sizmiologët sqarojnë se tërmetet janë dukuri natyrore të pa parashikueshme. Deri më sot sizmiologët në mbarë botën nuk kanë arritur të parashikojnë asnjë tërmet.

Prandaj është e domosdoshme qetësia dhe kurrësesi të mos u besohet njoftimeve të rreme që shpërndahen nëpër portale apo rrjete sociale, ashtu siç ndodhi dhe në orët e mbrëmjes të së djelës.

 

Fraksion.com