AktualitetTë fundit

“I plasariten muret nga tërmetet”; Ambasada gjermane publikon foton

Ambasada gjermane ka publikuar sot një foto ku tregon se edhe godina e saj është dëmtuar nga tërmeti.

Me anë të një shënim në Facebook, ambasada u jep zemër, qytetarëve shqiptarë.

“Tërmetet e fundjavës na tronditën gjithashtu ne dhe ambasadën tonë.

Mendimet tona shkojnë tek gjithë shqiptaret dhe shqiptarët të cilët janë lënduar ose shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar rëndë.

Shpresojmë që të gjithë ta kalojnë shpejt këtë tronditje dhe pasojat e tij.”

 

Fraksion.com