AktualitetPolitikëTë fundit

Hapja e negociatave; Rama takim me homologun grek në New York

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

Mësohet se Rama dhe Mitsotakis do të takohen në New York, teksa ndodhen atje në kuadër mbledhjes së Asamblesë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Burime bëjnë me dije se takimi mes dy liderëve, i cili është i pari pasi Mitsotakis u zgjodh kryeministër i Greqisë do të zhvillohet pasditen e sotme në orën 18:30.

Të dy kryeministrat do të bisedojnë për hapjen e negociatave, pas një skepticizmi të deklaruar nga shefi i qeverisë greke dhe vendosjes prej tij të disa kushteve, që më së shumti kanë të bëjnë me të drejtat e minoritetit.

Disa ditë më parë nga Selaniku Mitsotakis ka paralajmëruar Tiranën se Greqia do të bllokojë fillimin e negociatave të Tiranës me BE nëse qeveria shqiptare nuk tregon me vepra se respekton të drejtat e minoritetit kombëtar grek.
Ndërkaq, Rama pritet të takohet edhe me presidentin e SHBA-ve Dondal Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

 

Fraksion.com