DJ shqiptar hyn në klasifikimet botërore
Dardan Aliu, i njohur në muzikë me emrin Dj Regard, ka arritur që të hyjë në klasifikimet botërore me ‘remix’-in që i ka bërë këngës “Ride it”. Kënga është e britanikut Jay Sean dhe është publikuar në vitin 2008, ndërsa ripërpunimi që i ka bërë këtë verë Dj Regard e ka rikthyer sërish të preferuar për publikun.
‘Remix’-i i shqiptarit është renditur këtë javë në vend të parë në ‘The Official Big Top 40’, klasifikimi më i rëndësishëm në Britaninë e Madhe, si dhe në vend të 11-të në ‘Official Chart’.
“Ride it” është aktualisht në vend të parë në ‘Spotify Viral 50, SHBA’, në vend të parë në ‘Shazam, Britani’ dhe në vend të parë në ‘Itunes, Britani’./tch






