Babai shqiptar plagos rëndë të bijën me grushta dhe shkelma: I lexoi mesazhin në telefon
Ka mjaftuar një mesazh në telefon, që një shtetas shqiptar 52 vjeç, të bëjë për spital të bijën 15 vjeçare.
Pak më vonë e mitura u dërgua në spital me plagë të rënda, ndërsa policia që u njoftua prej fqinjve, arrestoi babain “monstër” nën akuzën e dëmtimeve të rënda të personit, dhunë brenda familjes dhe kërcënim ndaj personave të mitur, raporton Top Channel.
Gjyqi ndaj babait “monstër” do të bëhet gjatë ditës së hënë, ndërsa deponimet e së bijës dhe bashkëshortes duket se e dërgojnë në burg autorin.
Mësohet se shtetasi shqiptar, tashmë i arrestuar, përdor shpesh dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, ndërsa është përdorues i shpeshtë i alkoolit.
Emri i autorit për momentin nuk bëhet publik, por gjatë ditëve në vazhdim, prokuroria e Kretës pritet të urdhërojë publikimin e të dhënave dhe fotove të tij, praktikë që përdoret shpesh për autorët e akteve të dhunës ndaj të miturve./tch
Fraksion.com