AktualitetTë fundit

Alarmi fals për tërmet 6 ballësh; Durrsakët deri pas mesnatës të gjithë në stadiumin “Niko Dovana”

Situata në qytetin e Durrësit duket se është qetësuar, pas alarmit dhe panikut të shkaktuar nga tërmetet e fuqishme, raportohet këtë mëngjes nga stadiumi “Niko Dovana”, në të cilin vijojnë të qëndrojnë ende dy familje durrsake, pasi tërmeti iu ka shkatërruar banesat.

Deri pas mesnatës stadiumi i Durrësit ka qenë i mbushur plot me njerëz, të cilët kanë lënë shtëpitë e tyre mbrëmjen e kaluar pas alarmit të rremë të shpërndarë në rrjetet sociale se tërmeti 6 ballësh do të godasë vendin.

Të alarmuar dhe në panik nga lajmi, qytetarët durrsakë janë larguar menjëherë nga shtëpitë e tyre, duke mbushur stadiumin.

Gazetari tha se qytetarët janë larguar nga stadiumi pas mesnatës, duke u kthyer një pjesë nëpër shtëpi dhe një pjesë tjetër te të afërmit e tyre.

 

Fraksion.com