AktualitetRajoniTë fundit

Zhduket vajza 2 vjeçe; Në kërkim 3 shtete

Një vajzë në moshë të vogël rezulton e zhdukur në kryeqytetin grek Athinë dhe familja është nën ankth për gjetjen e saj.

Vajza shqiptare është Athina Hijazi, 2 vjeçe e gjysmë, sikurse shikoni dhe foto që ju sjell noa.al.

Vogëlushja shqiptare ka humbur në Pire, pranë Athinës, në lagjen “Paleo Faliro”, më 20 shtator 2019 ora 18.00.

Vajza ka sy dhe flokë të zinj, është 96 cm e gjatë dhe peshon 14 kilogramë.

Për humbjen e saj janë vënë në dijeni autoritetet kufitare shqiptare, bullgare dhe maqedonase.

Ende nuk dihet nëse vajza ka humbur rastësisht apo e kanë rrëmbyer. Nuk dihet po ashtu nëse ajo është brenda territorit grek.

Megjithatë, organizata që merret me humbjen e të vegjëlve, “Buzëqeshja e fëmijës”, raporton se kemi të bëjmë me një rrëmbim.

Më konkretisht nga kjo organizatë denoncon se rrëmbimi është bërë nga babai i fëmijës: “Më 20/09/2019, ora 18:00, babai i të miturës Athina Hijazi, 2,5 vjeçe, bëri vetëgjyqësi duke fshehur vendbanimin e të miturës dhe duke refuzuar ta kthejë atë tek nëna e saj”.

Autoritetet greke i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë dijeni që të njoftojnë nëse e shohin vogëlushen nga Shqipëria.

Kush e gjen është i/e lutur të telefonojë në numrin pa pagesë të Linjës Europiane për Fëmijët e Zhdukur, 116000

 

Fraksion.com