Politikë

Tërmeti shkund Shqipërinë; Mogherini shpreh solidaritet me kryeministrin Rama

Shqipëria është tronditur nga një tërmet me magnitudë 5.8 ballë, duke shkaktuar panik te qytetarët.

Në lidhje me tërmetet e fuqishme, ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca. Ky i fundit ka dhënë lajmin se shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian Federica Mogherini i ka shprehur solidaritet Ramës për situatën e tërmeteve.

 

foto galeri foto galeri

Me anë të një lajmi të publikuar në “Twitter”, Soreca thotë se Mogherini shpreh solidaritetin e saj të plotë me kryeministrin Edi Rama për tërmetet në Shqipëri.

Federica Mogherini në mesazhin e saj shprehet se uron që të gjithë të lënduarit nga lëkundet sizmike të mund të shërohen sa më shpejt.

“Uroj që të plagosurit nga tërmeti të shërohen sa më shpejt. Solidarizohem me kryeministrin Rama për këtë situatë. Bashkimi Europian është i gatshëm të ndihmojë Shqipërinë për të rimarrë veten”, thotë ndër të tjera në mesazhin e saj Mogherini.

Komunikatë e Zyrës së BE-së:

Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë në BE Federica Mogherini i ka shprehur solidaritet kryeministrit shqiptar Edi Rama për një seri tërmetesh shkatërruese që kanë goditur Shqipërinë duke plagosur dhjetëra njerëz dhe duke shkaktuar dëm të jashtëzakonshëm në ndërtesa dhe infrastrukturë.

Përfaqësuesja e lartë iu uron të gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejtë. Ajo gjithashtu nënvizoi gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ofruar ndihmë, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile. Ndërsa kryeministri Rama anuloi udhëtimin e tij për në Nju Jork për javën ministrore të Asamblesë së Përgjithshme të KB. Ai do të zëvendësohet nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj në darkën që përfaqësuesja e Lartë do të zhvillojë sot me krerët e Ballkanit Perëndimor./BW

 

Fraksion.com