“S’ka gjumë në Tiranë e Durrës’; Vijon paniku e tmerri: Trondit tërmeti 4 ballë
Vijojnë lëkundjet e tërmetit në vend, duke mbajtur në ankth qytetarët e Tiranës dhe Durrësit, dy qytetet që kanë ndjerë më shumë goditjet.
EMSC, Instituti Europian Sizmik konfirmoi se në orën 22.08 ndodhi një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter dhe intensitet makrosizmik 5 ballë siç shihni pamjen zyrtare.
Tërmeti u lokalizua me epiqendër 5 km larg Vorës dhe 20 km në veriperëndim të Tiranës.
