AktualitetTë fundit

“Portali përhapi panikun në Tiranë”; Xhaçka: Autori i këtij akti kriminal, do të dënohet me burg

Prej disa minutash qarkulloi nga disa portale dhe rrjete sociale nje lajm i rreme mbi parashikimin e nje termeti me permasa të mëdha  ne oren 23.30.

Që në orën 22.21 fake news ngjalli panik me paralajmerimin  se në orën 23.30  do të binte një termet i fortë. Për ta bërë më të besueshëm lajmin portali i ishte referuar, në mënyrë fallso, për  parashikimin e tërmetit në orën 23.30 një sizmiologu grek, i njëjti i përmendur edhe nga Presidenti Ilir Meta kur me 29 korrik paralajmëroi një tërmet Apokaliptik. Madje portali  shkroi edhe per fuqine duke e bere edhe me te frikshme: 6 balle, pra me i forte se ai i te shtunes.

Portali i bënte apel qytetareve të dilnin menjëhere nga shtëpitë, duke përhapur panik dhe përfituar nga situata e brishtë pas tërmetit të forte të së shtunes. Mijëra njerëz mbushën rruget, sheshet e qyteteve të ndryshme duke përfshirë edhe Tiranën.

Ministria e Mbrojtjes theksoi se “I bejme thirrje te gjithe qytetareve, te mos bien pre e njoftimeve te tilla keqedashese dhe perhapese paniku pasi nuk ka asnje parashikim te tille shkencor nga asnje institucion shkencor.”

Ndersa kryeministri Rama me ane te nje postimi ne Facebook thekson se KY ESHTE NJE FAKENEWS KRIMINAL PER TE PERHAPUR PANIK DHE ÇDO IDIOT QE SHKRUAN PER PARASHIKIME TERMETESH THJESHT DUHET NEVERITUR😡

 

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një dalje për mediat në lidhje me alamin fals për një tërmet në orën 23:30 ftoi qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos krijojnë panik.

Xhaçka tha se termetet nuk parashikohen dhe autorët e këtij lajmi të rremë do të dënohen me burg.

“Do gjejme autorin e këtij akti kriminal, i cili do të dënohet me burg. Tëmetet nuk mund të parashikohen, kjo është idiotesi. Kjo që ka ndodhur sot që ka përhapur panik në njerëz, është një shpikje perverse e një mendjeje të sëmurë. I ftojmë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpinë e tyre dhe të mos përhapin panik. Edhe kodi penal në nenin 207 e dënon përhapjen e njoftimeve të rreme, që përhapin pasiguri dhe panik“, tha ministrja e Mbrojtjes..”, deklaroi ministria Xhaçka.

 

Fraksion.com