“Dridhet toka”; Tjetër tërmet në orët e para të mëngjesit në Shqipëri
Tjetër tërmet në orët e para të mëngjesit në vend.
Shqipëria po kalon orë paniku, teksa vijojnë lëkundjet e tërmetit. Pas tërmetit tronditës 5.8 ballë të shkallës Rihter, pasditen e kaluar, janë ndjerë dhe një sërë lëkundjesh të tjera gjatë gjithë natës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Dridhja më e fundit është shënuar në orën 06:46, me magnitudë 3.3 ballë, dhe me një thellësi 10 kilometra.
Epiqendra e tërmeteve ka qenë në Detin Adriatik, ndërsa pasojat më të mëdha janë në Durrës dhe Tiranë.
Fraksion.com