Alarm i rremë për tërmetet
Një lajm i cili po bën xhiron e rrjeteve sociale ka shkaktuar panik te qytetarët. Sipas këtij lajmi, në orën 23:30 pritet një tërmet i fortë prej 6 ballësh.
Menjëherë ka reaguar Minsitria e Mbrojtjes dhe kryeministri Rama, duke u shprehur se bëhet fjalë për një lajm të rremë.
“Prej disa minutash qarkullon ne disa portale dhe rrjete sociale nje lajm i rreme mbi parashikimin e nje termeti me permasa, ne oren 23.30. I bejme thirrje te gjithe qytetareve, te mos bien pre e njoftimeve te tilla keqedashese dhe perhapese paniku pasi nuk ka asnje parashikim te tille shkencor nga asnje institucion shkencor” thotë Ministria e Mbrojtjes.
Ministria e Mbrojtjes thotë se gjithçka po tentohet të bëhet per te perhapur panik mes qytetareve eshte kriminale.
“Te gjithe ata qe kane perhapur kete lajm do te mbajne pergjegjesi penale”.
Alarmi i rreme ka nxjerre jashte mijera qytetare neper Tirane.