Tërmetet shkundën vendin; Sandër Lleshaj: Në terren janë 2200 forca policie; Po evidentojmë dëmet
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka raportuar për situatën e krijuar pas tërmeteve që preken vendin pasditen e sotme. Gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë, ministri Lleshaj bëri publike masat e marra nga strukturat shtetërore, ku shtoi se aktualisht në terren janë 2200 forca policore.
“Edhe strukturat e Policisë janë angazhuar që në momentin e parë të tërmetit. Të gjitha strukturat janë ngritur dhe kanë marrë situatën nën kontroll. Të gjitha prefekturat janë në gatishmëri dhe më aktive janë Durrësi dhe Tirana. Aktualisht janë të angazhuar 2200 forca policie dhe ka pasur 1261 situata që kanë qenë për situatën. Qytetarë kanë nevojë për asistencë . Të gjithë janë të gatshëm dhe përcjellin një mesazh solidariteti dhe po vijojmë evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar”-tha Lleshaj.
Fraksion.com