Tërmetet në vend; 49 persona të lënduar në Spitalin e Traumës; Sizmiologët: Qytetarët të tregojnë kujdes
Pak orë pas tërmeteve një numër i konsiderueshëm i banorëve janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.
49 persona kanë marrë dëmtime dhe si pasojë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.
Qytetarët kanë marrë dëmtime në pjesët e ndryshme të trupit, por edhe në kokë.
Tërmetet kanë shkaktuar panik në qytetin e Durrësit, Tiranës, por edhe në qytetet e tjera të vendit.
Deri tani nuk raportohet për jetë të humbura, por vetëm dëme materiale. Qytetarët kanë zbaritur me shpejtësi në rrugë, ndërsa shprehen se lëkundjet e tërmetit kanë qenë të forta.
Ndërkohë Sizmiologët iu bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes pasi vendi pritet të goditet nga tërmetet të tjera, por më intensitet më të ulët.
Ata theksojnë se qytetarët që ndodhen në afërsi të epiqendrës duhet të tregojnë kujdes të shtuar.
“Qytetarët që ndodhen në afërsi të epiqendrës, duhet të bëjnë kujdes, ne nuk i parashikojmë do tërmetet”-theksuan ata.
Tërmetet kanë shkaktuar panik në qytetin e Durrësit, Tiranës, por edhe në qytetet e tjera të vendit. Deri tani nuk raportohet për jetë të humbura, por vetëm për dëme materiale. Qytetarët kanë zbaritur me shpejtësi në rrugë, ndërsa shprehen se lëkundjet e tërmetit kanë qenë të forta.
Fraksion.com