AktualitetTë fundit

Përplasje me armë në Fushë-Krujë; 2 të plagosur, një prej tyre femër

Dy persona janë plagosur me armë zjarri pak para mesnatës në Nikël të Fushë Krujës.

Mësohet se të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Nuk ka ende informacione zyrtare, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Nga raportimet e para që vijnë nga spitali bëhet e ditur se një nga të plagosurit është femër.
Dy të plagosurit janë identifikaur si Mariglen Haka dhe Shpresa Baka.
Fraksion.com