Lajmi i fundit/ Tërmeti i fortë shkund Tiranën; Qytetarët nën panik
Një tërmet i fortë ka tronditur kryeqytetin shqiptar pasditen e sotme. Ndërkohë qytetarët kanë nxituar të dalin nga banesat për të parandaluar ndonjë rrezik të mundshëm.
Lëkundje të forta zgjatën për disa sekonda, ndërsa për pasojë u shënuan dhe dëme materiale, si disa dëmtime tek pallatet kryesisht tek zona e Astirit.
Disa ambulanca janë nisur në drejtim të këtyre pallateve, por ende është e paqartë nëse ka dëme të forta.
Ende nuk ka informacion për të lënduar, por banorët janë në panik të fortë.
Mësohet gjithashtu se tërmeti i magitudës 5.8 me epiqendër në detin Adriatik, 1 km nga qyteti i Durrësit është ndjerë në të gjithë qytetet e vendit.
Në përditësim…
Fraksion.com