AktualitetTë fundit

Horror në Lezhë; Shoferi shtyp për vdekje kalimtarin pas një konflikti

Një ngjarje e rëndë raportohet në Lezhë. Policia njofton se Ylli Mena, 37 vjeç, është shtypur për vdekje nga drejtuesi i një automjeti, pas një konflikti mes tyre

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak, ku rreth orës 08:30, një drejtues mjeti i cili ishte larguar nga vendngjarja ka aksidentuar shtetasin Y.M. që po lëvizte me biçikletë në rrugë, ju informojmë se :

Në përfundim të veprimeve hetimore ka rezultuar se autor i dyshuar është shtetasi A.K. 32 vjeç, banues në Mamurras, dhe dyshohet se e ka aksidentuar shtetasin Y.M. me dashje për shkak të një konflikti të mëparshëm mes tyre.

Shtetasi i dëmtuar Y.M. ka ndërruar jetë në spital, ndërsa autori i dyshuar shtetasi A.K. është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

 

Fraksion.com