AktualitetTë fundit

Bilanc i rëndë nga tërmeti në Tiranë, 44 të lënduar me plagë në kokë dhe trup (Fotot)

Pak orë pas tërmeteve një numër i konsiderueshëm i banorëve janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

44 persona kanë marrë dëmtime dhe si pasojë kanë kërkuar ndihmë mjekësore  në spitalin e Traumës.

Tërmetet kanë shkaktuar panik në qytetin e Durrësit, Tiranës, por edhe në qytetet e tjera të vendit.

Deri tani nuk raportohet për jetë të humbura, por vetëm dëme materiale.

Qytetarët kanë zbaritur me shpejtësi në rrugë, ndërsa shprehen se lëkundjet e tërmetit kanë qenë të forta.

 

Fraksion.com