AktualitetBota+Të fundit

Arabia Saudite: Irani do marrë përgjigjen e duhur

Një zyrtar i lartë i Arabisë Saudite njoftoi se Riadi do të marrë hapat e duhur për t’iu përgjigjur sulmit në objektet e tij të naftës nëse hetimi në vazhdim do të konfirmojë përfundimisht se Irani është përgjegjës për sulmin e 14 shtatorit. Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme Adel al-Jubeir shprehu bindjen se hetimi do të vërtetojë se sulmi erdhi nga veriu dhe se Irani ishte përgjegjës për këtë. Por Teherani e mohon këtë akuzë.

Sipas autoriteteve në Riad deri më tani hetimi tregon se gjatë sulmit janë përdorur armë iraniane dhe se sulmi erdhi nga veriu.

Arabia Saudite po këshillohet me aleatët e saj për “të marrë hapat e nevojshëm”, tha zoti Al Jubeir në një konferencë për shtyp. Ai kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të mbajë një qëndrim lidhur me këtë çështje.

Irani ka ana tjetër bëri të ditur të shtunën se do t’i vihet pas çdo agresori, madje edhe nëse kryen një sulm të kufizuar në përpjekje për ta shkatërruar atë. Deklarata u bë nga kreu i Gardës Revolucionare pasi autoritetet saudite dhe zyrtarët amerikanë fajësuan Teheranin lidhur me sulmin.

 

Fraksion.com