Tërmeti tronditi të gjithë Shqipërinë; Ja epiqendra
Një tërmet i fuqishëm ka shkundur vendin tonë. Sipas raportimeve të para epiqendra ishte në Durrës, ka njoftuar ministria e Mbrojtjes.
Tërmeti ka prekur të gjitha zonat e Shqipërisë, në Lushnjë, Lezhë, Korçë, Bulzqizë, Gjirokastër, Shkodër dhe Fieri.
Tërmeti u pasua nga një i dytë, me magnitudë 5.6 ballë duke krijuar panik dhe frikë në popullatë.
Ndërkohë që tërmeti tronditi të gjithë Shqipërinë dhe njerëzit kudo kanë dalë jashtë nga banesat e tyre apo kudo që ata janë ndodhur.
MM deklaron se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë.
Epiqendra ka qenë 30 km në veri të Durrësit. Në bregdet afër kepit të Rodonit. Sipas MM ky është tërmeti më i fortë në 20-30 vitet e fundit.
Nga të dhënat e para raportohet edhe për disa persona të lënduar.