“Tirana pa ujë”; Riparohet defekti në linjën e Bovillës: Furnizimi rikthehet në mbrëmje
Mbrëmjen e së enjtes një defekt në linjën e furnizimit me ujë të Bovillës, pranë Zallherit, la pa ujë mijëra banorë të Tiranës. Kjo i detyroi punonjësit e ujësjellës kanalizime Tiranë, të punonin përgjatë gjithë natës, me qëllim rehabilitimin e furnizimit me ujë.
Bovilla është një nga furnizuesit kryesor më ujë të pijshëm të Tiranës, i cili mbulon disa zona të rëndësishmë siç janë Astiri dhe Yzberishti. Por, për të eleminuar përsëritjen e situatave të tilla, Ujësjellës Kanalizime Tiranë, po punon për ndërtimin e një linjë të re të furnizimit me ujë të pijshëm.
“Bëhet fjalë për zgjerimin e kapacitetit të Bovillës si dhe ndërtimin e linjës kryesore të furnizimit më ujë të pijshëm. Bëhet fjalë për ndërtimin e një linjë të re paralele nga diga deri tek impjanti që do ta eleminonte një herë e përgjithmonë problemin e furnizimit më ujë të pijshëm”, ka thënë Evis Gjebrea.
Së fundmi, Tirana ka pasur probleme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona kryesore të saj, çka i ka detyruar banorët që të blejnë ujë nga autobotet. Ndërkaq, institucionet përgjegjëse, janë shprehur se po përpiqen t’i japin një zgjidhje këtij problemi që ka prekur mijëra qytetarë./tch
Fraksion.com