Pararoja e misionit vëzhgues të BE për votimet në Prishtinë
Kryesuesja e misionit vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë tha në Prishtinë: “Zgjedhjet e 6 tetorit janë një mundësi shumë e mirë që të gjitha palët të marrin pjesë dhe të shprehin angazhimin për demokraci”.
“Këto zgjedhje i shoh si mundësi shumë e mirë që të gjitha palët që marrin pjesë në zgjedhje ta demonstrojnë angazhimin e Kosovës për demokraci duke udhëhequr një proces zgjedhor të besueshëm dhe gjithëpërfshirës. Transparenca dhe përgjegjësia e plotë nga të gjitha palët e përfshira në zgjedhje mund ta përmirësojnë mirëbesimin publik në procesin zgjedhor. Gjithashtu do të doja t’i inkurajoj njerëzit ta ushtrojnë të drejtën e votës,” citohet kryevëzhguesja Viola von Cramon-Taubadel.
Një pjesë e ekipit të vëzhguesve tashmë kanë arritur në Kosovë, ndërsa rreth 100 prej tyre do të vijnë dy ditë para zgjedhjeve të 6 tetorit. 25 subjekte politike garojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit dhe të drejtë vote do të kenë afro 1.9 milion banorë të Kosovës./DW
Fraksion.com