AktualitetNATO/BERajoniTë fundit

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s vizitoi Serbinë

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Shefi i Ajrit Marshall Sir Stuart Peach vizitoi Serbinë në 16-17 shtator, ku u takua me Presidentin serb Aleksandar Vucic, ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Z. Aleksandar Vulin, ministrin e Punëve të Jashtme, Z. Ivica Daçiç, dhe shefin e Mbrojtjes, gjeneral Milan Mojsilovic.

Gjatë takimeve Kryetari i Komittit Ushtarak të NATO-s, vlerësoi marrëdhëniet e forta midis NATO-s dhe Serbisë. Ai theksoi përfitimet e Planit të Veprimit të Partneritetit Individual dhe suksesin e stërvitjes së përbashkët të vitit 2018 mbi Ndihmën ndaj Fatkeqësive, si shembuj se si Aleanca mund të punojë me Serbinë për të vazhduar të ndërtojë besim dhe ndërveprim ndërkohë që respekton në çdo kohë politikën e neutralitetit të Serbisë.

Diskutimet u përqëndruan gjithashtu në situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Shefi i ajrit Marshal Peach theksoi rëndësinë e Dialogut Beograd-Prishtinë dhe forcoi angazhimin e NATO-s për stabilitetin në Kosovë përmes misionit paqeruajtës të KFOR me mandat të KB.

 

Fraksion.com