AktualitetPolitikëTë fundit

“Kanabizimi i vendit”; Tahiri: I bie që në burg të ishte…

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një lidhje telefonike në TVSH foli për dënimin 3.4 vjet me shërbim prove nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda për shpërdorim detyre.

Tahiri u shpreh se vendimi ndaj tij është marrë nën shantazh e kërcënime të një pjese të interesuar të politikës. Ai shtoi se nuk është një njeri i prapaskenave, por i drejtpërdrejtë dhe beson se vendimi i dhënë ka qenë me sforco.

“Vendimi ndaj meje ka qenë i sforcuar. Ky vendim u mor nën shantazh e kërcënime. Unë nuk merrem as me shantazhe dhe as me kërcënime. Nuk kam njeri i prapaskenave, sepse po të isha i tillë nu do isha këtu ku jam e nuk do kisha arritur aty ku kam arritur”, deklaroi Tahiri.

I pyetur nëse nesër pritet të publikojë materiale kompromentuese për ish-kolegët e tij socialistë, ish-ministri i Punëve të Brendshme tha:

“Është fyese të mendohet se unë shantazhoj njerëz me materiale. Sikurse është fyese të mendosh se ish-kolegët e mi paskan diçka për t’i shantazhuar. Drejtësia ime nuk kalon nëpër skuta”, tha Saimir Tahiri në emisionin “Java në RTSH”.

I pyetur nëse ndjen përgjegjësi për kanabizimin e vendit, Tahiri theksoi se me këtë logjikë duhet të ishte në burg Koço Kokëdhima apo ministri aktual, për shkak se ka ende kanabis.

Preç Zogaj: Deri ku shkon përgjegjësia për kanabizimin si fenomen?

Saimir Tahiri: Me këtë logjikë i bie që Koço Kokëdhima të ishte në burg që para tre vjetëve, i bie që Sali Berisha të ishte në burg që linte Lazaratin, i bie që ministri aktual i Brendshëm të jetë në burg se në Shqipëri ka kanabis. Unë rezervohem të flas për vendimin e Gjykatës pasi nuk e kam lexuar.

 

Fraksion.com