Edi Rama mbledh koordinatorët e veriut në Velipojë, mes tyre Sandër Lleshaj e Tom Doshi
Kryeministri Edi Rama mbledh sot këshillin Koordinues për Rajonin e Veriut në Velipojë.
Mësohet se në mbledhje do të marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili njëherësh dhe koordinator politik i PS për qarkun Lezhës, kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu si dhe deputetët Paulin Sterkaj, Luan Harusha dhe Tom Doshi.
Kjo mbledhje vjen pas situatës së krijuar në bashkinë e Shkodrës, ku kandidati i PS-së i zgjedhur në krye të bashkisë me 30 qershor, Valdrin Pjetri, i cili u largua nga posti pas denoncimeve të PD.
Në Velipojë takimi i Ramës me koordinatorët e veriut ka nisur prej 40 minutash, dhe një ndër temat kryesore e cila pritet të diskutohet është ajo e drejtorëve rajonalë, të cilët u shkarkuan pak ditë më parë.
Gjithashtu pjese e diskutimeve do te jene edhe zhvillimet e fundit dhe investimet per rajonin e Shkodres.
Fraksion.com